E Diel, 1 Nëntor 2026

Borxhi publik i ekonomive te medha ne nivel te rrezikshem

Ekonomitë e zhvilluara kanë arritur një nivelin më të lartë të borxhit publik, që sipas FMN I cili jep alarmin ka arritur në nivelin më të lartë që nga Lufta e Dytë botërore. Sipas drejtoreshës së FMN, e cila e ka dhënë këtë alarm në hapje të punimeve të asamblesë së fondit, borxhi publik i vendeve të pasura në këto rekorde është edhe pengesa më e madhe për rritjen. Sipas Lagarde borxhi publik i këtyre vendeve ka arritur në 110% të PBB. Përballë përfaqësuesve të 188 vendeve anëtare të fondit, Lagarde ka theksuar se kjo pengesë nuk mund të tejkalohet nëse nuk kalon përmes një rruge të ngushtë. Parashikimet e FMN të publikuara këtë javë tregojnë se borxhi publik i vendeve të zhvilluara gjatë këtij viti do të arrijë në 110% ndërsa në vitin e ardhshëm pritet të shkojë në 113%. Në Japoni borxhi publik mund të arrijë në 236% të PBB të këtij vendi. Sipas Lagarde, të përballosh reduktimin e borxhit në një fazë të rritjes së ngadaltë do të jetë ekstremisht e vështirë dhe do të nevojitet  gjetja e një ritmi të mirë për të reduktuar borxhin. Është një rrugë e vështirë dhe e gjatë për tu bërë ka thënë Lagarde. Ajo ka theksuar ndër të tjera se kultura e industrisë bankare që ndikoi në shpërthimin e krizës financiare në vitin 2008 nuk ka ndryshuar dhe momenti për të kryer reforma urgjente të nevojshme po kalon. Të reduktosh borxhin publik është shumë e vështirë pa rritjen. Kritikat e Lagarde shkojnë më tej jo vetëm mbi politikat e Eurozonës mbi Greqinë por edhe ndaj masave të konsolidimit të ndërmarra nga shumë qeveri, përfshirë edhe Gjermaninë. Për FMN është e nevojshme të shmangen shkurtimet e tjera të shpenzimeve të cilat rrezikojnë të dobësojnë perspektivat e rritjes. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›