E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“E kam jetën të shkatërruar, më ndihmo!” Astrologia trondit qytetaren me përgjigjen: Edhe një vit…

Astrologia Meri Gjini edhe këtë të enjte iu është përgjigjur pyetjeve të qytetarevë, në emisionin “7pa5”.

Një zonjë e cila ka lindur në 29 gusht 1977, thotë se e ka jetën kaos dhe pyet nëse do të dalë nga kjo situatë? Zonja gjithashtu pyet nëse janë të duhurat zgjedhjet e saj profesionale dhe personale?

Meri Gjini: Zonja është e lodhur në përpjekjet për të gjetur gjuhën me veten e vet. Ka tre vjet dhe do vazhdojë edhe një vit tjetër derisa të vendosë pikat mbi i.

Në gjashtëmujorin e parë të 2024, me vendosjet e reja të planeteve do të ketë përmirësim të të ardhurave dhe lekëve të saj.  Përgjigjet që kërkon do ti ketë të qarta nga korriku deri në mesin e tetorit të vitit që vjen. 

Nga tetori dhe në vazhdimësi do të vendosë në axhendën e saj gjëra që do ta bëjnë të ndihet mirë.

Nga janari deri në qershor do të ketë përmirësim të të ardhurave, gjë që do të lehtësojë lodhjen e kësaj periudhe 3-vjeçare.

Në gjashtë-mujorin e dytë, korrik-tetor do të gjejë përgjigjet, nëse është në vendin e duhur sa i përket punës, A është në rrethanat e duhura.

Tetor deri në pjesën e parë të 2025 do të bëjë vendosje të reja në vendin e punës dhe mënyrën se si e trajton punën. Durimi është përgjigjia./vizionplus.tv/

View this post on Instagram

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›