E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

E kërkonte Belgjika për trafik droge, shqiptari arrestohet në Greqi

Një shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim nga Belgjika është arrestuar në flagrancë në Thesproti, Greqi.

Arrestimi i tij është bërë ditën e djeshme, 12 dhjetor nga punonjës policie të Departamentit të Kontrollit të Pasaportave.

Siç u konstatua gjatë kontrollit policor, ndaj shqiptarit kishte një urdhër-arresti europian në pritje të lëshuar nga autoritetet belge.

Ai akuzohet për trafik droge, pjesëmarrje në organizatë kriminale, tentativë për vjedhje dhe për dëmtim të pasurisë së huaj.

I arrestuari do të dërgohet në Prokurorinë kompetente./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›