E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“I përkushtuar ndaj nxënësve dhe prind shembullor”, ky është mësuesi që humbi jetën pas aksidentit në Librazhd

Tahir Bici, me profesion mësues, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra në aksidentin e ndodhur dy ditë më parë në aksin Librazhd –Prrenjas.

Në aksident u përfshinë dy automjete dhe u lënduan gjashtë persona, mes tyre edhe Bici i cili ndërroi jetë ditën e sotme, 13 dhjetor.

Ai ishte mësues në shkollën 9-vjeçare Pishkash dhe më parë kishte punuar në disa shkolla të rrethit Librazhd, në Babje, Librazhd dhe Dragostunjë.

Ai njihej nga të gjithë si një mësues fjalëpak e punëshumë, i përkushtuar ndaj nxënësve, i urtë dhe këmbëngulës për të arritur më të mirën për brezin e ri.

Zyra Arsimore në Prrenjas i ka shprehurngushëllimet familjes dhe kolegëve të mësuesit Bici.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›