E Diel, 1 Nëntor 2026

E kuqja është seksi

05/03/2005  Një ekspozitë në gjurmët e ndjenjave

E kuqja është si dashuria, pasioni, loja dhe sensualiteti. E kuqe në art dhe në modë. E kuqe si të brendshmet, buëzkuqët dhe fustanet që do t’u japin jetë stinëve që po vijnë. Sepse e kuqja është seksi. Siç është dhe titulli i një ekspozite “shumëshqisore” në Komo nga Mantero Seta, ndërmarrje historike e shquar e zonës.

E gjallë, diellore dhe rrezëllitëse, që të kujton përherë lumturinë dhe optimizmin, do të jetë pikërisht e kuqja lajtmotivi kromatik për modën pranverë-verë 2005. Që nga të brendshmet deri te veshjet e përditshme. Nga tualeti deri te këpucët. E kuqe, e kuqe dhe sërish e kuqe për të ngjallur emocione të forta dhe për të përshëndetur ardhjen e stinës së bukur. Deri në 6 mars në këtë ekspozitë do të jetë i mundur rizbulimi i kësaj ngjyre, duke ndjekur shiritin e kuq që përshkon gjithë galerinë e ekspozitës që mban emrin "E kuqja është seksi".

Janë ekspozuar ndërkohë dokumente në cohë dhe skicime në letër, të marra nga arkivi Mantero, të bashkuar nga imazhi guidë i dy buzëve të mëdha të kuqe gjak dhe një sërë zemrash të stampuara me cohë të ndryshme.

Përhskimi në brendësi të ekspozitës bëhet me tregimin e një marrëdhënieje mes një mashkulli dhe një femre, të përfaqësuar nga veprime dhe sinjale simbolike, duke filluar qysh me takimin e parë, shkëmbimin e vështrimeve dhe deri të lindja e pasionit. Ekspozita dhe historia në fakt, përmbyllen "idealisht" pas në çadre të kuqe, ku përfundimi lihet në dorën e vizituesve të saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›