Ngrënia vetëm e perimeve vonon zhvillimin e fëmijëve
05/03/2005 Rihapet edhe një herë polemika rreth rrezikshmërisë së dietës vegjetariane
“Nuk është etike që një nënë të përjashtojë nga dieta e saj ushqime me origjinë shtazore gjatë dhënies së qumështit dhe aq më pak, t’i detyrojë fëmijët e vet të hanë ushqime rreptësisht bimore, pa qumësht, djathë, gjalpë apo mish”. Nga Kongresi i American Association for the Advancement of Science, në Uashington, e hedh këtë tezë Lindsay Allen e Shërbimit Amerikan për studimet në agrokulturë. SipasAllen, në të vërtetë tashmë ka studime të mjaftueshme që vërtetojnë se fëmijët e grave vegjetariane (më të rreptat, të cilat nuk heqin dorë asnjëherë nga ushqimet vegjetariane), të privuar nga proteinat shtazore, lindin nën peshë dhe rriten më ngadalë, me një vonesë në zhvillim që mund të jetë edhe i përhershëm.
Specialistja ka arritur në këtë përfundim pas përfundimit të një studimi të kryer në bashkëpunim me 544 studentë afrikanë, të rritur vetëm me drithëra, me mungesa të dukshme vitamine B12, zinku dhe hekuri. Dhe majftoi t’u jepje disave prej tyre, për dy vjet rresht, një sasi minimale mishi në ditë për t’u bërë më të gatshëm dhe aktivë. Për shembull, ata kishin rezultatet më të mirë në testet e zgjuarsisë dhe ishin më të komunikueshëm. Ka qenë e menjëhershme ndërkohë përgjigja e Shoqatës Amerikane të Vegjetarianëve, e mbështetur edhe nga shumë shoqata të tjera, se të hash “jeshillëqe”,
është shumë më e shëndetshme se të hash ushqime me origjinë shtazore.