E Diel, 1 Nëntor 2026

E mahnitshmja Lana Del Rey

Këngëtarja, Lana Del Rey, kohëve të fundit ka qenë më shumë e angazhuar si modele se sa si këngëtare duke pozuar për revista të shumta prestigjioze. Së fundmi, atë e gjejmë në numrin e ri të revistës “Vouge” të Kinës.

Me një pamje të viteve të 60-ta, duke na kujtuar,Priscilla Presley, këngëtarja duket mjaftë bukur duke dëshmar edhe njëherë se ofertat për të, veq se kanë filluar.

Lana, është imazh edhe i markës së njohur të veturave, “Jaguar” ndërkaq, sa i përket muzikës, ajo mbetet një nga artiste më të mëdha dhe më të preferuara të publikut ,që po pushton tregjet muzikore me hitet e saja mjaftë të pëlqyera./Indeksonline/

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›