E Shtunë, 31 Tetor 2026

E majta dhe zanati i sharrëtarit

10-12-2012 / Nga Ilirian Dahri

“Jam i bindur se nuk mund kështu nuk mund të ecej përpara” - ka shpjeguar presidenti i Këshillit të Ministrave të Italisë, Mario Monti duke konfirmuar dorëheqjen e tij pas votimit të Ligjit të Stabilitetit. Vetëm disa orë më parë Poli i Lirisë i kishte konfirmuar Presidentit të Republikës italiane se do të angazhohet për një “përmbyllje të rregullt të legjislaturës”. Kanë qenë sekretarët dhe presidentët e grupeve parlamentare të Polit të Lirisë që kanë vendosur nëpërmjet partive të tyre se eksperienca e presidentit të Këshillit të Ministrave të Italisë, Mario Monti, duhet konsideruar e mbyllur. Në të njëjtën kohë kanë deklaruar se kërkojnë të japin kontributin e tyre për një përmbyllje pa probleme të legjislaturës. Gjithçka është konsumuar dhe ka ndodhur  në një atmosferë të ndezur ndërsa po jepej pëlqimi për koston e politikës vendore. Duket qartë se Poli i Lirisë është shkëputur krejtësisht nga qeveria aktuale e presidentit të Këshillit të Ministrave të Italisë, Mario Monti. Anxhelino Alfano ka deklaruar gjatë debatit se e konsideron “të mbyllur eksperiencën e qeverisë”. Sidoqoftë e djathta italiane me një sens përgjegjshmërie nuk ka dashur  të japë mosbesimin për këtë qeveri sepse sipas tyre “nuk duam të vështirësojmë punën e  institucioneve të vendit”. Por sekretari Alfano i është përgjigjur edhe Bersanit - Jo Europës, jo rregullave, jo taksave, jo komunistëve? Sipas tij Bersani i ka gjetur të gjitha sidomos jo komunistëve. “Duhet thënë  se ata nuk hajnë akoma fëmijët, por imagjinojnë një tërësi rregullash kundra punës dhe firmave”. Shqetësimi kryesor për Polin e Lirisë dhe  sekretarin Alfano është drejtësia dhe sekretari  do të kërkonte që qeveria të përdorte “javët e saj të fundit për të respektuar një angazhim të marrë edhe me ne: ne do të donim që angazhimet në drejtësi të mbaheshin”. Këto debate vazhdonin dhe ishin ndezur akoma dhe më shumë nga deklaratat që theksonin rikthimin e Berluskonit. Në fakt Bersani ishte deklaruar kundër kthimit të Berluskonit. “Berluskoni zbret në fushë me piatën e tij të fortë për ta ndarë me Legën: jo rregulla, jo taksa, jo europë. Nuk do të paguajmë çmimin e propagandës suaj” - duke vazhduar më tej se -“taksat nuk janë të Montit por të Berluskonit. Të Berluskonit dhe të Montit”. Në përmbyllje ka shtuar se “ne duam kokën e ndryshimit, ndërsa ju mbani përrallat dhe qiejt e kaltër”. Duket qartë se nëse siç shkruan gazeta gjermane Handesblatt  “Berluskoni dhe aleatët po i sharrojnë karrigen Montit” nga ana tjetër e majta italiane po kërkon që t’i sharrojë karriket  Berluskonit por në të njëjtën kohë edhe Mario Montit. Ky i fundit e ka konsideruar të gjithë këtë si një situatë normale dhe të menaxhueshme për jetën  demokratike të vendit. Kështu ka folur presidenti i Këshillit të Ministrave të Italisë, Mario Monti nga Franca duke lëvduar më pas punën e qeverisë së tij.  “Lufta kundër evazionit fiskal do jetë e dobishme për qytetarët. Shpresojmë që kjo të ngjasë dhe në vendet e tjera europiane”. I pyetur më pas për  fenomenin e populizmit Monti ka shtuar se ky “ekziston në shumë vende” dhe  është një fenomen shumë i përhapur me tendencën për mos të parë tërësisnë e problemeve por duke i  fshehur për qytetarët zgjedhës duke i kushtuar përparësi interesave të tyre”. “Mjerisht kjo rrugë e shkurtër drejt një kërkimi të konsensit edhe nëpërmjet  premtimeve është një fenomen që në shumë vende europiane dhe jo vetëm europiane që po karakterizon jetën politike”. Në këtë klimë politike të ndezur ka folur edhe vetë Berluskoni. Ka qenë  hera e parë pas hapjes së krizës.”Duket se ndoshta do të votohet më 10 mars dhe më duket se është një datë e mirë’. “Pallati Kixhi (pallati i qeverisë) nuk më ka munguar as dhe për një minutë. Kthehem me dëshpërim për t’u interesuar për çështjet publike dhe e bëj edhe njëherë tjetër për një sens përgjegjshmërie”. Për të shpjeguar më tej se “me përgjegjshmëri të madhe do të vazhdojmë të mbështesim ligjet në Parlament duke filluar nga ligji financiar”. “Hyj në garë për të fituar - ka nënvizuar Berluskoni - edhe kur merresha me sport, kur punoja, kur merresha me studimet, nuk kam hyrë kurrë në garë thjesht për të marrë pjesë, por kam hyrë gjithmonë në garë për të fituar”. Ka folur ndërkaq edhe për ligjin zgjedhor: “nuk di se me çfarë ligji zgjedhor do të votojmë, unë shpresoj se do të ndyshohet dhe shpresojmë që kjo të ndodhë. Koha është e paktë, por gjithsesi të mjaftueshme”. Nga ana tjetër Berluskoni i është përgjigjur edhe Bersanit: “Bersani ka filluar me fushatën zgjedhore, por ne kemi dhënë provën e një përgjegjshmërie të madhe”. Në fund ish presidenti i Këshillit të Ministrave të Italisë ka kujtuar edhe dënimin për evasion fiskal për 3 milionë euro. “Kur isha president i Këshillit grupi im ka derdhur 567 milonë (euro në) taksa. Drejtësia me të cilën  kemi të bëjmë është me të vërtetë një drejtësi e keqe”. Ish aleati i ngushtë i Silvio Berluskonit,  Xhanfranko Fini vazhdon të mbështesë presidentin aktual të Këshillit të Ministrave  sepse sipas tij kjo “është e nevojshme për interesin kombëtar. Do të ishte e nevojshme për besueshmërinë ndërkombëtare dhe e dimë mirë sa e nevojshme është të paraqitesh mirë jashtë”.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›