E Diel, 1 Nëntor 2026

E marrin ne telefon naten ekzekutohet punonjesi i firmes ndertuese

style=positionrelativez-index2>

Ylli Kalemi qellohet me arme te kalibrave te ndryshem

Trupi i pajete u gjet nga nje shofer larg makines se viktimes

I kane telefonuar disa persona mbremjen e se shtunes per tu takuar ne fshatin Selishte te Fierit por takimi ka perfunduar me bresheri plumbash duke i marre jeten nje 46-vjecari. Ylli Kalemi babai i tre femijeve punonjes ne nje firme ndertimi per autostraden Levan - Tepelene eshte ekzekutuar nga persona ende te panjohur rreth mesnates se te shtunes rruges per ne fshatin Selishte te rrethit te Fierit. Trupi i pajete i viktimes eshte gjendur rastesisht nga nje shofer i zones mengjesin e djeshem i cili ka lajmeruar menjehere forcat e rendit. Keta te fundit kane shpejtuar per ne vendngjarje dhe sipas te dhenave te para nje dite me pare mesohet se trupi i 46-vjecarit Kalemi eshte gjetur disa metra larg automjetit te tij tip Mercedes-Benz me targa FR B F 7266 ne pronesi te tij. Burime nga policia pohuan gjithashtu se ne vendngjarje jane gjendur plot 14 gezhoja armesh zjarri dhe mendohet se behet fjale per dy lloje cka per hetuesit do te thote qe babai i tre femijeve eshte qelluar nga arme te ndryshme. Gjithashtu pas keqyrjes se vendngjarjes policia tha se punonjes i firmes qe po nderton autostraden Levan - Tepelene ka dale ne vendin ku eshte lene takimi diku ne fshatin Selishte ku rreth ores 2300 pasi ka takuar personat qe me pas do te beheshin ekzekutuesit e tij sipas hetuesve 46-vjecari ka tentuar te largohet por drejt tij jane shkrepur arme dhe plumbat e kane zene ne trup ku me fatali per jeten ishte plumbi qe mori ne koke nga arma tip pistolete. Policia ka sekuestruar ne cilesine e proves materiale telefonin celular te te ndjerit Ylli Kalemi prej nga pritet te zbardhet biseda me e fundit qe ai ka bere me personat ende te paidentifikuar. Gjithashtu policia e Fierit tha dje se hetime te tjera po kryhen aktualisht duke mbledhur deshmi nga familjaret e viktimes si dhe kolege te tij te firmes se ndertimit me qellim per te mesuar me shume per lidhjet e tij me persona te tjere gje qe mund te coje ne identifikimin e autoreve qe i moren jeten.

Ngjarja

Nje 46-vjecar eshte ekzekutuar me arme zjarri mbremjen e pardjeshme prane fshatit Selishte ne autostraden Levan -Tepelene. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 2300 te se shtunes kur Ylli Kalemi baba i 3 femijeve nga Fieri eshte gjendur i pajete nga nje shofer i rastit disa metra larg automjetit te viktimes. Ky i fundit ka lajmeruar menjehere forcat e policise se Fierit te cilat nuk kane vonuar te mberrijne ne vendngjarje duke filluar edhe hetimet per zbardhjen e saj si dhe identifikimin e autoreve. Nga te dhenat paraprake nje dite me pare eshte bere me dije se ekspertet e policise ne vendngjarje verifikuan trupin dhe konfirmuan se vrasja eshte kryer me arme zjarri rreth oreve te mesnates. Gjithashtu burime nga policia sqaruan se autoret dyshohet te kene qene me shume se nje pasi ne vendngjarje jane konstatuar gezhoja te kalibrave te ndryshem.

Hetimi

Nga hetimet paraprake mesohet gjate dites se djeshme nga burime te policise se qytetit te Fierit se viktima eshte telefonuar nga persona ende te panjohur nga policia rreth ores 2100 te dites se shtune me te cilet ka lene takim ne fshatin Selishte. Kalemi punonjes i nje firme qe aktualisht merret me ndertimin e autostrades Levan - Tepelene ka dale ne vendin ku eshte lene takimi diku ne fshatin Selishte ku rreth ores 2300 ka takuar personat qe me pas do te beheshin ekzekutuesit e tij. Personat kane nisur te qellojne ne drejtim te automjetit tip Mercedes-Benz me targa FR B F 7266 ku ndodhej Kalemi. 46-vjecari ka tentuar te largohet por drejt tij jane shkrepur arme dhe plumbat e kane zene ne trup ku me fatali per jeten ishte plumbi qe mori ne koke nga arma tip pistolete. Policia e ndertoi keshtu pisten e vrasjes pasi gjeti ne vendin e ngjarjes 14 gezhoja plumbash dhe dyshoi se autoret mund te kene qene me shume se nje person.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›