E mbyt gruan shtatezene me shufer hekuri
Nje vrasje e rende ka ndodhur ne fshatin Buroje te Skenderajt. Polici ka njoftuar se nje femer 24-vjecare ka mbetur e vdekur si pasoje e dhunes fizike nga bashkeshorti i saj. Gruaja ishte shtatzene ne muajin e gjashte.
Rasti ka ndodhur rreth 45 minuta pas mesnates se dites se sotme ndersa autoritetet policore kane dale ne vendngjarje pasi kishin pranuar informaten nga nje banor i fshatit Buroje.
147Ekipi i kujdestar nga shtepia e shendetit ne Skenderaj i cili ka dale ne vend ngjarje ka konfirmuar se viktima e ketij rasti S. Canaj 24-vjecare ishte pa shenja jete148 ka njoftuar Besim Hoti zyrtar per informim publik i policise rajonale.
147Ne baze te informatave preliminare te hetuesve policor besohet se i dyshuari 32-vjecar bashkeshorti i viktimes gjate nje mosmarreveshjeje me bashkeshorten e tij kishte perdorur forcen fizike dhe nje mjet te forte nje shufer metalike per te goditur viktimen ne pjese te ndryshme te trupit perfshire ketu edhe goditjet ne koke te cilat dyshohet te kene qene shkaktar per vdekjen e viktimes148.
I dyshuari F. H. 32-vjecar eshte arrestuar dhe derguar ne stacionin policor per inicim te procedurave te parapara me ligj dhe sqarim te rrethanave te ketij rasti te rende.
Prokurori Publik i Prokurorise se Qarkut ne Mitrovice cili eshte informuar lidhur me rastin dhe veprimet e ndermarra policore ka dale ne vend te ngjarjes ndersa i njejti ka autorizuar qe trupi i pajete e viktimes te dergohet ne Institutin e Mjekesise Ligjore ne Prishtine per autopsi.
Viktima 24-vjecare besohet te ishte ne muajin e gjashte te shtatzenise ndersa hetuesit policore jane ne pritje te raportit zyrtar te eksperteve mjeko-ligjore per sqarim te shkaktarit te vdekjes dhe rrethanave te tjera te dyshimta.
Hetuesit rajonal te skuadres per krime serioze ne Mitrovice jane duke udhehequr hetimet e tyre lidhur me rastin e kualifikuar si vrasje e rende ndersa motivet e ketij akti kriminal jane ende nuk jane bere te ditura.