E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci me premtimet shkel marreveshjen me FMN-ne

Akuzat Kryeministri ne detyre mposhtet nga kryetari i partise qe kerkon serish qeverisjen

Premtimet e Kryeministrit ne largim Hashim Thaci per rritje te pagave per te gjithe sektoret e punes jane ne kundershtim me marreveshjen e nenshkruar nga dora e tij me Fondin Monetar Nderkombetar. Ne Marreveshjen me FMN-ne ne te cilen pervec Kryeministrit nenshkrimin e hodhen edhe ministri ne largim i Ekonomise dhe i Financave Ahmet Shala dhe ish-guvernatori Hashim Rexhepi specifikohet qe komplet shpenzimet per paga gjate vitit 2011 nuk guxojne te tejkalojne shumen prej 7.4 per qind te GDP-se se Kosoves. Sipas kesaj marreveshjeje Kosova nuk guxon te shpenzoje me shume se 300 deri 350 milione euro per paga dhe rroga.8232Kreu i PDK-se Thaci u ka premtuar rritje te pagave edhe minatoreve ne pension. Dite me pare ai u ka premtuar paga prej 50 per qind me te larta mesimdhenesve parauniversitare dhe punetoreve te administrates publike rritje prej 30 per qind te pagave. Brenda vitit nga buxheti i shtetit shpenzohen rreth 300 milione euro ne paga. Kur kesaj shume te shpenzimeve i shtohen shpenzimet nga premtimet per rritjen e pagave me 2011 vlera totale vjetore e shpenzimeve ne paga nga buxheti i shtetit kalon ne afro 400 milione euro. Ky shpenzim e tejkalon shifren prej 7.4 per qind te lejuar nga FMN-ja ne shpenzimet e pagave ne sektorin publik.8232Ne marreveshjen e arritur ne korrik te ketij viti me Fondin Monetar Nderkombetar kreret e qeverise jane zotuar se nuk do te premtojne rritje te pagave per asnje sektor qe paguhet nga arka e shtetit per vitin 2011. Rritjet e pagave ne sektorin publik nuk kane qene te parapara as ne Kornizen Afatmesme te Shpenzimeve per vitet 2011-2013 dokument zyrtar qeveritar ne baze te te cilit kalkulohen shpenzimet e mundshme ne ndonjerin sektor publik. Premtimet e fundit te pagave nga ana e Kryeministrit nuk jane te kalkuluara ne asnje dokument zyrtar.8232Ne ju sigurojme se fatura e pagave te sektorit publik nuk do te kete rritje mbi 7.4 per qind te GDP-se ne vitin 2011 ka qene zotimi i qeverise se Kosoves i publikuar ne Stand-by marreveshjen me FMN-ne.8232Megjithate zedhenesi i qeverise ne renie Memli Krasniqi ka thene se premtimet per rritje te pagave jane bere ne kuader te hapesires qe lejon marreveshja me FMN-ne. Sipas tij rritjet e pagave te premtuara nga Hashim Thaci nuk e shkelin marreveshjen me kete fond nderkombetar.8232Te gjitha keto shpenzime jane te planifikuara ne buxhetin qe pritet te miratohet. Kosova ka mundesi buxhetore qe ti permbushe keto kerkesa ka thene Krasniqi te henen. Marreveshjet per rritje te pagave kane ekzistuar para idese per mbajtjen e zgjedhjeve kete vit ka theksuar ai duke saktesuar se premtimet per rritje te pagave nuk po perdoren ne kuader te para fushates per zgjedhjet parlamentare te 12 dhjetorit. Ai nuk ka dhene shifra se sa milione euro do te shpenzohen nga rritja e pagave te premtuara per fillimin e vitit 2011.8232Per shifrat kontaktoni me zyrtaret e Ministrise se Ekonomise dhe te Financave ka thene Krasniqi.8232Por ne Ministrine e Ekonomise dhe te Financave nuk eshte dhene asnje detaj mbi shpenzimet e mundshme ne rritjen e pagave. Zyrtare te larte te kesaj ministrie kane kerkuar nga gazeta qe te mos i fusin ata ne keso telashe meqe sipas tyre kjo mund ti fuse ne bela me kreun qeveritar.8232Kryeministri ne doreheqje Hashim Thaci nuk ka reshtur se premtuari rritje pagash. Ne listen e tij per rritje pas punetoreve te arsimit dhe sherbyesve civile jane futur edhe policet zjarrfikesit dhe pensionistet e parakohshem.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›