E mrekullueshmja Halle Berry shfaq format e saj seksi (FOTO)
Ajo aktualisht është përfshirë në një betejë të ashpër me ish- të shoqin e saj për të marrë kujdestarinë për vajzën 4 vjeçare, Nahla. Por këtë fundjavë 46 vjeçarja Halle Berry ka lënë mënjanë shqetësimet e saj dhe ka shijuar një fundjavë në Malibu me mikeshat e saj dhe të dashurin e ri, Olivier Martinez.
Aktorja tregoi edhe njëherë se pavarësisht moshës që ikën, ka një trup të shkëlqyer.










