Sigurimi teknik në punë, Lezhë, sektori i ndërtimit më problematiku

Siguria në punë është një nga problemet më të mëdha në Lezhë ku subjektet e ndërtimit e zabotojnë pak ose aspak atë. Për të marrë masa ndaj këtij fenomeni që deri tashmë pa fituar imunitet, pavarësisht kontrolleve, inspektoriati i punës nis inspektimet në këtë qytet.
Sipas drejtorit Arben Bejtja, administratorët duhet të bëjnë më kujdes në zbatimin e udhëzimeve që jepen nga inspektorët, pasi është e pamundur vëzhgimi gjatë gjithë periudhës që kryhen punime në një subjekt ndërtues.
Drejtori i Inspektoriatit të punës në Lezhë, Bejtja ka bërë të ditur se përsa i përket aksidentit në punë të 3 ditëve më parë, ku humbi jeten një punëtor 47 vjeç nga Ishull Lezha, Prokuroria dhe ky institucion po vazhdojne hetimet, dhe në përfundim të konkluzioneve do të merren edhe masat përkatëse për personat përgjegjës.