E mundimshme por mahnitese - Pse gjermanet punojne me qejf per OKB-ne

Politika behet nga kryeqytetet perkatese te vendeve nga ata vijne. Por thelbin e Kombeve te Bashkuara e perben Sekretariati i Pergjithshem dhe 23 organizmat qe jane poshte tij. Ekspertet nga te gjitha vendet e botes punojne ne to per zgjidhjen e sfidave globale si varferia uria lufta dhe ndotja e ambientit. Kater perqind e ketyre eksperteve vijne nga Gjermania. Kjo vleresohet si prezence e pershtatshme. Nje kuote fikse per gjermanet nuk ekziston ajo vendoset ne bisedat me Kombet e Bashkuara. Claudia Witte foli me tre punonjes gjermane te Kombeve te Bashkuara. Ata tregojne per punen e tyre qe e quajne sa te veshtire aq edhe interesante.
Ndotja e ambientit shfrytezimi pa kriter i pasurive natyrore uria dhe varferia. Per te marre pjese ne zgjidhjen e ceshtjeve te tilla te medha te njerezimit Robert Bechtloff shkoi pas studimeve ne fushen e gjeografise dhe ambientit te punonte per Kombet e Bashkuara. Nente vitet e kaluara ai ka punuar per programin e ambientit te Kombeve te Bashkuara UNEP fillimisht ne Nairobi pastaj ne Hage dhe tani ne Gjeneve.
bdquoTek Kombet e Bashkuara ekziston mundesia qe te punosh ne menyre aktive per keto ceshtje dhe ta besh kete ne nivel relativisht te larte. Te krijohet pershtypja se je pjese e forcave te duhura ne njefare menyre edhe nese puna eshte nganjehere shume e veshtire edhe nese nuk ke sukses edhe nese OKB nuk eshte pajisur me fuqine e duhur.
Robert Bechtloff eshte nje nga rreth 1100 gjermanet qe punojne ne sistemin e Kombeve te Bashkuara. Ne numrin e pergjithshem te 30 mije vendeve te punes te OKB-se gjermanet perbejne me pak se 4 perqind te punonjesve. Qeveria gjermane kerkon te zgjeroje pjesen gjermane te personelit ne organizatat nderkombetare. Ky eshte nje kusht i rendesishem per zbatimin e interesave te politikes se jashtme dhe te ekonomise thuhet ne nje Raport per prezencen e personelit gjerman ne organizatat nderkombetare.
Punonjesit gjermane te Kombeve te Bashkuara nuk e ndjejne veten si luftetare te zjarrte te interesave gjermane ne parketin nderkombetar. Hans Willmann punon qe prej 22 vitesh per OKB. Ai ka punuar per nje kohe te gjate ne Azi per Komisariatin per refugjatet e OKB-se dhe aktualisht mban nje post drejtues ne menaxhimin e personelit ne Organizaten Boterore te Shendetesise ne Gjeneve
bdquoKur aplikojme per te punuar per OKB-ne ne nuk themi kur japim pallton ne garderobe cfare nacionaliteti kemi. Kete nuk e ben kerkush. Nek nuk jemi marres te direktivave gjermane sepse kjo do te cenonte lojalitetin ndaj organizates. Por njekohesisht ne mbetemi ne kontakt me pikat qe perfaqesojne politiken gjermane. Sepse jemi gjermane qe punojme jashte vendit.
Aplikuesit gjermane preferohen nga OKB sepse ata vleresohen si precize dhe qe e bejne ne kohe punen per te cilen eshte rene dakord. Por ato qe vlejne me shume ne bashkepunimin nderkombetar se sa virtytet tradicionale gjermane thote Hans Willmann jane kompetenca sociale aftesia per te prezantuar bindshem permbajtje komplekse dhe aftesia negociuese.
Sfida me e madhe per punonjesit e organizatave nderkombetare eshte fleksibiliteti dhe mobiliteti. Karrierat tek OKB nuk mund te planifikohen. Kontratat jane me kohe te kufizuar jo rralle per disa muaj transferimet neper bote pasojne ne kohe te shkurter dhe per te patur nje pune pasuese duhet te kujdesesh vete. Kjo i tremb njerezit thote Hans Willmann
bdquoKush ka hedhur spirancen ne Gjermani nuk heq dore me deshire nga puna qe ben partneri nga shoqerite e femijeve nga marredheniet sociale per te te shkuar me nje kontrate njvjecare me pune ne Taxhikistan pa patur garancine se puna do te vazhdoje.
Edhe 20 vjecarja Sonja Koeppel nga Hajdelbergu nuk e di ku do te punoje kur ti mbaroje pas disa muajsh kontrata me Komisionin Ekonomik per Evropen UNECE. Vendi i punes per studiuesen ne fushen e ambientit financohet nga nje program i qeverise gjermane. Nese do te gjeje nje pune tjeter do te varet nga shume faktore. Ajo deshiron te punoje per OKB-ne kjo eshte enderra e saj
bdquoEumlshte si nje virus qe te ka zene. Pas nje kohe te caktuar nuk mund ta imagjinosh te heqesh dore nga gjithe ky ambient nderkombetar.
Autor /Aida Cama
Redaktoi Auron Dodi