Disfate apo terheqje taktike Milicet Al Shabab terhiqen nga kryeqyteti somalez

Nje disfate Apo nje terheqje taktike per te mbledhur forcat para sulmeve te reja shkaterruese Se cfare do te thote kjo nuk mund te vleresohet ende por fakt eshte organizata radikale-islamiste Al-Schabaab eshte terhequr nga pozicionet e saj ne Mogadishu. Kamione me shume luftetare jane larguar nga kryeqyteti somalez.
Zedhenesi i organizates Al-Schabaab sheiku Ali Mohamud Rage dha nje deklarate ne nje radio e cila eshte ne duar te islamisteve
Ne oret e ardhshme trupat tona do te largohen nga pozicionet e tyre. Ne u bejme thirrje vellezerve tane myslimane ne qytet qe te mbrojne shtepite e tyre. Ne do te rigodasim se shpejti. Dhe do te vazhdojme te mbajme pozicionet tona ne pjeset e tjera te Somalise.
Jugu i vendit edhe me tej ndodhet ne duart e miliceve Al-Schabaab. Islamistet kane rrethuar rajonin dhe nuk duan te lejojne atje futjen e ndihmave humanitare per popullsine civile te organizatave nderkombetare.
Vetem nga Mogadishu trupat qeveritare me ndihmen e ushtareve te Bashkimit Afrikan arriten te debojne milicet. Udheheqja somaleze flet per nje fitore te arte. Per here te pare ne 20 vitet e fundit popullata e perjeton pushtetin e qeverise ne cdo cep te kryeqytetit. Kryeministri Abdiveli Mohamed Ali thote
Te gjitha lagjet jane te lira Al-Schabaabi nuk e ka me kontrollin ketu. Ne falenderojme Perendine dhe ne gjithashtu falenderojme trupat tona qe arriten ta bejne kete. Por fitorja nuk eshte e plote deri sa ne nuk e kemi mposhtur Al Shabaabin ne te gjithe vendin.
Por nga kjo qeveria eshte shume larg. Trupat e saj edhe me ndihmen e rreth 9000 ushtareve te Bashkimit Afrikan jane shume te dobeta per te debuar Al-Schabaabin edhe nga jugu i Somalise.
Milicet tani po riorganizohen jashte Mogadishut - per kete eshte i vetedijshem edhe presidenti Sheik Sharif Ahmed
Ne duhet te pergatitemi per kercenime te reja. Tani mund te kete sulme kamikaze. Ne shume lagje nga te cilat eshte terhequr Al-Schabaab mund te kete mina tokesore. Askush nuk duhet te shkoje atje sepse kjo perben rrezik per jeten. Ne se pari duhet te dergojme atje ekspertet tane per te pasturar lagjet prej minave.
Bashkimi Afrikan druhet se terheqja mund te jete vetem nje kurth i ngritur nga islamistet. Nje zedhenes i trupave ne Mogadishu tha se ushtaret duhet te jene teper vigjilente. Al-Schabaab do te hakmerret. Pyetja e vetme eshte ku dhe kur
Autor Antje Diekhans/ Esat Ahmeti
Redaktoi Auron Dodi