E Shtunë, 31 Tetor 2026

E ndalojnë të hipë në klasin e parë sepse ishte daun

Një familje pretendon se ata janë ndaluar që të hipin në klasin e parë të avionit pasi me vete kishin djalin me sindromin daun.

Amerikanët Joan dhe Robert Vanderhorst thonë se kanë ndërmend të padisin kompaninë American Airlines pasi u bënë viktima të diskriminimit për shkak të djalit të tyre 16 vjeçar, Bede.

Çifti pretendon se ndërsa po prisnin të hipnin në avion për tu kthyer në shtëpinë e tyre, pranë Los Angeles, u ndaluan të ulen në vendet e tyre.

Stafi u tha se djali i tyre ishte i rrezikshëm për ekuipazhin. Babai ka arritur të filmojë këtë incident.

Familja thotë se fëmija e tyre ka udhëtuar me avion edhe herë të tjera dhe nuk ka qenë problem. Por kësaj radhe kur ata blenë biletën e klasit të parë, u ndaluan që të hipin.

Stafi u tha se klasi i parë është shumë pranë kabinës, ndaj nuk mund të lejonin djaloshin të ulej.

Babai i djalit me sindromin daun thotë se ai është si një vogëlush 5 vjeçar dhe nuk është i dëmshëm për askënd.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›