Ja si mund ta zbulosh nëse dikush të do deri në vdekje (FOTO)
Ka shumë njerëz që duan të dinë nëse partneri e do deri në vdekje. Por një rus ka përdorur një mënyrë shumë të çuditshme propozimi për martesë për të zbuluar njëkohësisht nëse e dashura e do deri në vdekje. Le të themi se në fakt e ka tronditur atë.
Alexey Bykov shpiku vdekjen e tij për të zbuluar dashurinë e vërtetë të së dashurës së tij, Irena.
30 vjeçari nga Omsk punësoi një regjisor, artistë makijazhi, një skenarist, dublantë e aktorë për të improvizuar skenën e një aksidenti rrugor, në mënyrë që kur e dashura e tij të mbërrinte, të zbulonte se ai kishte vdekur.
E dashura e tij u trondit shumë dhe tani thotë se do ta vrasë vetë për atë që i punoi.
Ne kishim lënë që të takoheshim diku, por kur shkova aty kishte shumë makina, ambulanca, tym, një kasaphanë e vërtetë. Kur pashë Alexey të mbuluar në gjak, një mjek më tha se ai kishte vdekur. Shpërtheva në lot. Por më pas ai u ngrit në këmbë dhe më propozoi i mbuluar me gjak fals. Isha aq e shokuar sa doja ta vrisja sërish, po kësaj here seriozisht, thotë Irena.
Për fat të Alexey, ajo e pranoi shakanë dhe tha PO. Çifti është martuar javën e shkuar.
Doja që ajo të kuptonte se sa bosh është jeta e saj pa mua. Besoj se funksionoi, por premtoj se është hera e fundit, tha Alexey.



