E ndalon policia: Je shumë seksi për të ecur me biçikletë
Vetëm në Nju Jork: Një bionde është ndaluar nga një oficer policie për shkak se ishte veshur shumë seksi për ti dhënë biçikletës.
Oficeri i policisë i tha asaj se fundi ishte aq i shkurtër sa mund të shkaktonte ndonjë aksident.
Fajtorja ishte një turiste holandeze, Jasmin Rijcken, që thotë se incidenti ndodhi në një ditë të bukur me diell.
Oficeri i policisë tha se vajza kishte nxjerrë jashtë shumë lëkurë.
Më tha që kjo është shumë shqetësuese, pasi mund të tërheqë vëmendjen e shoferëve dhe mund të shkaktohen aksidente. Mendova se po tallej, por ai u zemëruar dhe më kërkoi kartën e identitetit.
