E Shtunë, 31 Tetor 2026

E ngaterruan me Ratko Mladicin

Policia e Belgjikes arrestoi per shkurtazi nje piktor belg sepse dyshoi se ai ne fakt ishte krimineli i shumekerkuar i luftes Ratko Mladic por i kamufluar.

Piktorin ne pension Freddy Degreef policia e arrestoi ne qytetin Brustem ku po qendronte me te dashuren e tij.

Me fotografuan nga te gjitha anet e pastaj mi moren edhe shenjat e gishterinjve. Tek atehere e kuptova se me kishin arrestuar deklaroi Degreef per gazeten Gazet wan Antwerpen.

Ishte e qarte se mendonin qe i perngjaja Ratko Mladicit. Megjithese une nuk shoh te kem asnje ngjashmeri me te tha tutje Degreef.

Ratko Mladic akuzohet per gjenocid dhe krime te luftes te kryera ndaj boshnjakeve dhe kroateve gjate luftes ne BeH mes viteve 1992-1995.

Ai jetoi haptas ne Beograd deri ne vitin 2001 e pastaj u zhduk plotesisht edhe pse besohet se ai edhe me tej vazhdon te fshihet diku ne Serbi.

Ne korrik te vitit 2008 udheheqesi i kohes se luftes i serbeve te Bosnjes dhe i bashke-akuzuari i Mladic per krime lufte dhe gjenocid Radovan Karadzic u arrestua ne Beograd ku jetonte i qete dhe i kamufluar si mjeku popullor Dragan Dabic ofronte sherbime mjekesore per njerezit ne nevoje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›