E Shtunë, 31 Tetor 2026

E nisë Guardiola, pa Shaqirin

Xherdan Shaqiri nuk do të jetë sot në stërvitjen e parë të Pep Guardiolës te Bayern Munchen.

Ylli kosovar me pasaportë zvicërane po vazhdon pushimet e tij në Zvicër. Shaqiri ka thënë se pas pushimit në Ibiza, tani është kthyer në Zvicër dhe po dëfrehet me vëllezërit e tij.

"Blick" ka publikuar disa momente nga pushimet e Shaqirit, ku ai shihet duke luajtur tenis.

Shaqiri do të kthehet në Bayern me 4 korrik, aty ku do të ketë bisedën e parë me Pep Guardiolën për të përcaktuar të ardhmen e tij nën drejtimin e trajnerit spanjoll./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›