E paprecedentë/ Civilët me maska marrin me forcë burrin në mes të Tiranës (VIDEO)
Një ngjarje e paprecedentë raportohet të ketë ndodhur në Tiranë, në momentin kur në kryeqytet po zhvillohej protesta studentore.
Disa persona të maskuar, të cilët dyshohet se janë policë civilë kanë marrë me forcë një burrë në mes të qytetit.
Ende nuk ka informacion të konfirmuar lidhur me identitetin e personave të përfshirë, motivet e veprimit apo vendndodhjen e personit të marrë me forcë.