E Martë, 3 Nëntor 2026

E paprecedentë në La Liga, “plas” grushti mes shokëve të skuadrës (VIDEO)

Një rast i paprecedentë është regjistruar në La Liga, në sfidën mes Valladolid dhe Getafes.

Këta të fundit triumfuan me shifrat e thella 4-0, në atë që ishte humbja e katërt radhazi për vendasit, që mbeten në fund të tabelës.

Vëmendjen e të gjithëve e mori një episod i ndodhur në stolin e Getafes. Dy lojtarë kishin një përplasje të ashpër mes tyre.

Bëhet fjalë për Luis Perez dhe Juanmi Latasa. Perez nuk u përmbajt ndaj shokut të skuadrës, të cilin tentoi ta godiste me grusht, ndonëse ai nuk reagoi.

Duhej ndërhyrja e Komert, për të mos lejuar situatën që të agravojë edhe më tej. Valladolid duket pranë rënies nga La Liga, pasi mban vendin e fundit me vetëm 16 pikë të grumbulluara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›