E papritur! Rama mbledh deputetët në selinë e PS-së

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama do të mbledhë pas pak minutash në selinë rozë të gjithë deputetët e forcës politike që ai drejton në Tiranë.
Takimi pritet të zhvillohet rreth orës 19:00, ndërsa nuk dihet nëse do të jetë një mbledhje me dyer të mbyllura apo e hapur.
Ende nuk ka asnjë informacion mbi arsyet e zhvillimit të kësaj mbledhje të papritur.
Kjo mbledhje zhvillohet pak ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në detyrë kryebashkiakun Erion Veliaj dhe duke anuluar zgjedhjet në Bashkinë Tiranë.
Në mesditë, kryeministri Rama priti në një takim në selinë e qeverisë kryetarët e Komisioneve Parlamentare të mazhorancës dhe kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.