E Enjte, 5 Nëntor 2026

E pazakontë në avionin “Air France”/Pilotët zihen me njëri-tjetrin gjatë fluturimit

Dy pilotë të Air-France janë pezulluar nga puna, pas një sherri në kabinën e avionit.

Fluturimi me avionin A320 ishte nisur nga Gjeneva për në Paris, por kur avioni ka qenë në ajër mes dy pilotëve ka plasur një konlikt i ashpër, sa është dashur ndërhyrja e anëtarëve të ekuipazhit për qetësimin e situatës, ndërsa një prej tyre ka qëndruar aty deri në momentin e uljes së avionit.

BBC raporton se kjo ngjarje ka ndodhur në muajin qershor, por sot është bërë publik si fakt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›