Konflikti për targat, Brnabiç: Nga 1 shtatori fillon një periudhë e paqëndrueshme për Kosovën

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka paralajmëruar këtë të hënë se nga 1 shtatori do të ketë një periudhë të paqëndrueshmërisë së vazhdueshme për Kosovën, sepse nuk është arritur marrëveshje për targat. Ajo akuzon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin se nuk është gatshëm për kompromis në mënyrë që dy vendet të gjejnë dakordësinë.
Sipas Brnabiç, diskutimet për këtë problem janë duke vazhduar dhe se nuk e dihet se çfarë mund të ndodhë më 1 shtator.
“Ne nuk jemi marrë vesh për asgjë për targat, Abin Kurti nuk është i gatshëm për asnjë kompromis, kemi propozuar zgjidhje të caktuara, ai nuk ka dashur të pranojë dhe bisedimet janë ende në vazhdim”, tha ajo.
Më 27 gusht, Borrell dha lajmin e mirë për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet idntifikuese, ku dy vendet ranë dakord që Serbia të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e ID-së së Kosovës, dhe Kosova të mos i prezantojë ato për mbajtësit e ID-së serbe.
Megjithatë, ende nuk ka një marrëveshje për çështjen e targave. Pas vendimit të qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e reciprocitetit për targat dhe dokumentet serbe, pati tensione në veri në Kosovës, gjë që e shtyu qeverinë të shtynte zbatimin e marrëveshjes./ Tanjug
/rtsh.al/