E pëlqejnë djemtë, i jati e rreh
Të të pëlqejnë djemtë, ndonjëherë për vajzat nuk është pozitive, sidomos kur prindërit janë fanatikë. Një rast i tillë ka ndodhur me një 13-vjeçare nga Parma, e cila është rrahur nga i jati me origjinë pakistaneze, vetëm pse kjo e fundit është e bukur dhe bie në sy. Lajmi është bërë i ditur nga ana e mediave italiane, të cilat pak ditë më parë denoncuan një tjetër rast, kur një vajzë po me origjinë nuk lejohej nga prindërit që të shkonte në shkollë, vetëm pse ajo ishte e bukur.