E zgjon nga gjumi në orën e mësimit, nxënësi padit mësuesen
Një pjese të mirë nxënësish apo studentësh, u ka ndodhur që ti zërë gjumi ndonjëherë në orën e mësimit. E njëtja gjë ka ndodhur në një shkollë të Konektikatit me 15-vjeçarin Vinicios Robacher. Ky i fundit ishte duke vlejtur gjatë një ore mësimi. Mësueses nuk i ka pëlqyer fare kjo gjë dhe është afruar tek banka e tij, duke i rënë asaj me pëllmbë. 15-vjeçari është zgjuar i trembur dhe, në vend që të kërkonte ndjesë, ka paditur mësuesen. Avokati i 15-vjeçarit thotë se Vinicios Robacher pësoi dëmtime serioze në daullen e veshit, për shkak të zhurmës që bëri mësuesja Melissa Nadeau. Ajo përplasi pëllëmbën e dorës në bankë, duke bërë një zhurmë të llahtarshme, tha avokati. Tashmë mësuesja duket se është në telashe.