E Diel, 1 Nëntor 2026

E përplasi makina, humb jetën këmbësori në Durrës

Një aksident rrugor me pasojë humbjen e jetës së një këmbësori është regjistruar mbrëmjen e sotme në 5 gusht në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45 në lagjen nr. 15. Sipas informacioneve paraprake të Policisë, një automjet i drejtuar nga shtetasi D. N. ka përplasur këmbësorin me inicialet Xh. Zh. Si pasojë e plagëve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve procedurale. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor.

Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen të gjitha veprimet e nevojshme për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 21:45, në lagjen nr. 15, Durrës, automjeti me drejtues shtetasin D. N. ka aksidentuar këmbësorin Xh. Zh.

Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›