E Diel, 1 Nëntor 2026

E plote- Fjala e Zv.Kryeministrit Edmond Haxhinasto ne forumin politik Selanik II

Fotografi forumi politik Selanik II

Tirane 18 shkurt 2011 NOA- Zevendes Kryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto mori pjese sot ne forumin politik Selanik II- Rruga per te kapercyer status quo-n e procesit te zgjerimit te BE-se.

Forumi u organizua nga Levizja Europiane ne Shqiperi EMA ne bashkepunim me Friedrich Ebert Stiftung FES.

Ne kete takim ishin te ftuar edhe ish Ministri i Puneve te Jashtme te Hungarise aktualisht Drejtor i Centre for EU enlargement studies CENS z. Peter Balasz Ambasadori i republikes se Hungarise ne Shqiperi Z Sandor Molnari si dhe personalitete te tjera. Synimi i forumit ishte analizimi i situates aktuale te procesit te zgjerimit te BE-se me vendet e Balkanit Perendimor dhe rolin qe mund te luaje Hungaria ne kryesimin e presidences evropiane.

Gjate fjales se mbajtur ne kete forum Haxhinasto tha se ne kete forum rikthehet vemendja tek projekti me madhor i shoqerise shqiptare procesi i integrimit evropian.

Me vjen mire qe ky forum nderohet edhe me pjesemarrjen e nje personaliteti te politikes se jashtme hungareze Ministri Balazs vendi i te cilit mban presidencen e rradhes se BE dhe renditet perkrah vendeve mbeshtetese te procesit integrues te Shqiperise ne BE deklaroi Haxhinasto.

Fjala e plote e Zevendes Kryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto

Vitin e kaluar qytetaret shqiptare perftuan te drejten per te levizur pa viza drejt BE si kurorezim te endrres dhe kalvarit te perpjekjeve per tu afruar me shume me Evropen. Vendimi unanim i Ministrave te Brendshem te BE ishte merite e punes se autoriteteve shqiptare si dhe deshmi e qarte e perspektives se pakthyeshme evropiane te Shqiperise. Liberalizimi i vizave ishte elementi i fundit permbushes i axhendes Selanik 1 qe na frymezon te gjitheve per nje axhende te re edhe me ambicioze qe do te coje ne anetaresimin tone te plote ne Union.

Vemendja jone si dhe e te gjitha vendeve te Ballkanit Perendimor dhe BE-se vazhdon te mbetet te mbetet tek procesi i integrimit evropian. Vitin e kaluar qeveria shqiptare u angazhua maksimalisht per te plotesuar Pyetesorin e Komisionit Evropian me synimin e marrjes se statusit te vendit kandidat dhe hapjen e negociatave te anetaresimit. Fatkeqesisht ne nuk arritem te realizojme kete objektiv tonin per shkak te situates politike te krijuar artificialisht nga opozita ne vend.

Megjithate edhe pas marrjes se Opinionit qeveria vazhdoi punen per adresimin e menjehershem te 12 rekomandimeve te Komisionit Evropian dhe pergatitem nje plan te detajuar pune per zbatimin e tyre. Plani do te zbatohet nga 12 Grupe pune nje per cdo prioritet dhe permban nje ndarje te qarte te masave detyrave pergjegjesive per secilin aktor me qellim qe ky proces te jete gjitheperfshires i matshem si dhe transparent. Dokumenti tashme i eshte dorezuar edhe Komisionit te perhershem parlamentar te Integrimit Evropian i cili eshte ftuar publikisht te marre pjese ne monitorimin e zbatimit te tij.

Nuk eshte ndonje lajm i ri fakti se per shumicen e ketyre rekomandimeve duhet angazhim i drejtperdrejte i opozites vecanerisht ne Parlament. Keto lidhen si me formen  e organizimit ashtu edhe me ate permbajtesore ne kuptimin e ligjeve te rendesishme qe kerkojne votim me shumice te cilesuar. Ligjet jane hartuar dhe depozituar per miratim ne seance. shte e papranueshme qe opozita refuzon te votoje keto ligje te rendesishme pa dhene asnje shpjegim sikurse ndodhi me Ligjin per Gjykaten Administrative me qellimin e vetem se do ti sherbeje ndertimit te nje klime politike antagoniste dhe nje krize politike artificiale.

Nje tjeter nder 12 prioritetet kryesore eshte ai i reformes zgjedhore i cili serish kerkon angazhimin konkret dhe proaktiv te opozites se ciles i jane bere oferta te pashembullta per te bere cdo ndryshim qe gjykon te arsyeshem ne perputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR ta certifikoje tek organet kompetente dhe ta sjelle per miratim.

Deshiroj te theksoj se te gjitha ato masa qe jane ne pergjegjesine direkte te Qeverise jane ne proces zbatimi. Jane hartuar projekt-ligjet dhe strategjite e nevojshme persa i perket reformes ne drejtesi dhe administrates publike. Gjithashtu ka filluar puna per hartimin e reformes per te drejten e prones e cila do te konsultohet gjeresisht me grupet e interesit. Ne jemi te vendosur qe te vazhdojme punen te fokusuar me axhende te kristalizuar por qe edhe ju si shoqeri civile dhe cdo qytetar do te kete mundesine te monitoroje ecurine e ketij progresi.

Zonja dhe zoterinj

Shqiperia eshte vendi qe gezon mbeshtetjen dhe perkrahjen me te madhe per integrimin ne BE ku sipas sondazheve te fundit gjate vitit 2010 mbeshtetja u rrit serish ne mbi 87 te popullsise ne favor te ketij procesi. Kjo eshte nje vlere e padiskutueshme dhe te gjithe ne duhet te perpiqemi te ruajme keto kuota jo vetem duke ushqyer endrren evropiane por edhe duke e bere me te prekshme ate.

Nuk ka dyshim se ky proces eshte i bazuar ne merite dhe performance dhe ecja jone perpara ne etapat e ketij procesi do te jete rezultat vetem i arritjeve tona.

I mirepresim nismat e disa vendeve anetare si Takimi i Nivelit te Larte te Sarajeves per te rigjalleruar procesin e integrimit evropian apo edhe propozimet per nje axhende te re me konkrete nje Selanik II. Fakti qe ne Opinionin e vitit te kaluar ne patem per here te pare renditjen e 12 prioriteteve kyc te ngjashme me udherrefyesin e liberalizimit te vizave tregon se kjo qasje po gjen gjithmone e me shume vend dhe mbeshtetes ne gjirin e vete BE. Kjo na rrit optimizmin dhe njekohesisht pergjegjesine per te realizuar detyrat tona te shtepise pa u shqetesuar per kapitalizimin politik te meritave pasi procesi i integrimit te Shqiperise ne BE eshte nje projekt kombetar dhe jo qeveritar.

Duke ju falenderuar mirepres te degjoj idete dhe mendimet tuaja te cilat do te jene nje kontribut i rendesishem per punen tone.

NOA

Lajme te ngjashmeHaxhinasto Integrimi jashte lojerave partiakeTre vjet Pavaresi Haxhinasto Kosova progres ne ndertimin e institucioneveBasha Adresari elektronik sukses i vizionit drejt Shqiperise dixhitaleHaxhinasto Opozita te reflektoje per permbushjen e 12 rekomandimeve12 prioritetet e KE per anetaresim qeveria leter PS LidhjeSelanik II be edmond haxhinasto Forumi politik pa viza pyetesorin

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›