Noka Shoqja e bulevardit nuk do shpetoje nga perballja me ligjin

Flamur Noka
Tirane 18 shkurt 2011 NOA- Pasditen e sotme deputeti i Partise Demokratike Flamur Noka leshoi nje varg akuzash lidhur me te implikuarit e demonstrates se 21 janarit.
Sipas tij rreth nje muaj pas grushtit te deshtuar te shtetit per asnje nga organizatoret e dhunes se armatosur te 21 janarit nuk eshte hapur ceshtje penale nderkohe qe sipas tij kur publiku pret me padurim qe pergjegjesit te vihen perballe drejtesise.
Kjo eshte deshmia me e rende e implikimit politik te shoqes se Bulevardit qe drejton institucionin e akuzes per te mos e zbardhur ngjarjen dhe per ti bllokuar dhe devijuar hetimet. Ky pozicionim i paster dhe antikushtetues i prokurores se Pergjithshme eshte ne te njejten linje me deklaratat dhe me sjelljen politike te kryetarit te Partise Socialiste Edvin Kristaq Rama deklaroi Noka.
Ai theksoi se perjashtimi nga hetimi i atyre qe organizuan dhe udhehoqen grushtin e shtetit shkon paralel me rrjedhjen e perditshme te informacioneve nga institucioni i akuzes dhe kjo ka per qellim sabotimin e ceshtjes.
Noka tha se mbrojtesit e institucioneve jane akuzuar pothuajse gjithmone pa kryer asnje hetim dhe pa pasur asnje prove ndersa sipas tij atyre qe organizuan dhunen e pashembullt te 21 janarit deri tani nuk u eshte prekur asnje qime floku.
Disponohen te gjitha te dhenat se edhe kur ndonjeri prej atyre jokryesoreve eshte thirrur formalisht ne prokurori ne mengjes gjoja ka deshmuar ndersa ne dreke eshte ulur per te ngrene bashke me prokurorin deklaroi deputeti demokrat.
Noka e cilesoi kete qendrim te organit te akuzes si nje akt te papergjegjshem kunder interesave te qytetareve shqiptare dhe nje kercenim i hapur per paqen dhe sigurine ne vend.
Ne emer te maxhorances ai vijoi duke thene se maxhoranca legjitime qe qeveris vendin i ka te gjitha mjetet dhe instrumentet per ti dhene pergjigjen e merituar cdo pucisti por ajo ne radhe te pare beson se eshte detyra e cdo institucioni qe te marre pergjegjesite e veta.
Megjithe perpjekjet e tyre as shoqja e Bulevardit dhe askush tjeter qe do te marre persiper te ndihmoje organizatoret e grushtit te shtetit nuk do te mundet qe ti shpetoje ata nga perballja me rreptesine e ligjit perfundoi Noka.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme Lidhjeshoqja e bulevardit Flamur Noka implikuar ligjin perballja prokurorin