E plotë konferenca e djeshme e Dritan Priftit: Historia me Ilir Metën, Bekim Halilajn dhe video-skandalin
Rrëfimi i plotë për dëshmitarin Bekim Halilaj dhe të pandehurin Ilir Meta
“Siç dhe u kam dhënë fjalën, sa herë të ketë ndonjë çështje që prek emrin tim, sa herë ka ndonjë akuzë që bëhet drejtpërdrejt ndaj meje, unë gjithmonë do jem transparent për tiu thënë gjithmonë të vërtetën.
Akuzat e mia kunder Fatos Nanos i konfirmoi Ilir Meta
Ju e dini se unë isha në Gjykatën e Lartë si dëshmitar kryesor i gjyqit ndaj të pandehurit Ilir Meta, bëra dëshminë time, bëra detyrën qytetare që duhet ta bëjë çdokush, thashë gjithë të vërtetat, ju përgjigja gjithë pyetjeve që kishte prokuroria, pala mbrojtëse dhe gjykata, bile i ndërhyra gjykatës se kur bëheshin pyetje provokuese dhe jashtë temës nuk i lejonte. Unë i kërkova gjykatës të lejohesha tu përgjigjesha gjithë pyetjeve.
E dija sidoqoftë që një pjesë e medies, e kontrolluar nga pushteti sot, do të fillonte me shpifje kundër meje. Realisht ashtu ndodhi. Avokatët e Metës filluan në fillim të flisnin rreth akuzave që unë i kam bërë Fatos Nanos vite më parë, për të treguar që jam një person që bëj akuza publike që nuk besohen. Sigurisht gjykata, meqë ishte një çështje jashtë temës, nuk e lejoi këtë pyetje, por unë përsëri po i përgjigjem kësaj akuze. Është e vërtetë që unë kam bërë akuza ndaj ish kryeministrit Nano vite më parë, por avokatë e Metës fshehin faktin që asnjëherë nuk u bë ndonjë hetim zyrtar për këto akuza, asnjëherë Dritan Priftin nuk e thirrën për të dëshmuar për këto akuza. Ata fshehin dhe faktin që Ilir Meta në atë kohë ka bërë nga Vjena ku ndodhej intervista ekskluzive për televizionet shqiptare, ku provonte si të vërteta akuzat e mia. Hapni arkivat dhe gjeni deklaratën e Metës pro meje në atë kohë.
Bekim Halilaj, i dënuar për mashtrim, bëm dëshmi të rreme
Avokati Veleshnja ulëriti në sallën e gjyqit se Prifti i ka dhënë një ankand të Albpetrol-it gruas së vet.
Unë po ju deklaroj me përgjegjësi të plotë se nuk kam ndikuar asnjëherë për të dhënë tendera, ankande, koncesione apo privatizime ndonjë personi familjar apo personi të lidhur me familjen time. Asnjëherë nuk ka ndodhur kjo, se po të kishte ndodhur qoftë dhe një herë, zoti Meta që ishte Ministër pas meje, dhe ministrat e tjerë të LSI, do kishin bërë denoncime dhe kallëzime. Nëse do të kisha bërë favore për njerëzit e mi apo eprorët e mi si Ilir Meta, do isha ende sot Ministër Ekonomie.
Kompania TEA, për të cilën akuzohem, ka konkurruar në ankandet e Albpetrol-it përfshi dhe naftën bruto, ka pasur ofertën më të mirë dhe çmimin më të lartë nga gjithë konkurruesit dhe ka fituar 1 ose 2 herë tenderin në Albpetrol. Unë e kam ftuar atëherë Albpetrol-in që të ftoheshin në këtë ankand të gjitha kompanitë që kanë licencë për këtë aktivitet në Shqipëri dhe mbaj mend që ka pasur 20 apo 22 të tilla. Të gjithave u është dërguar ftesë dhe asnjë nuk është përjashtuar nga ankandi. Zëvendësdrejtori i Albpetrol-it ishte po ashtu dëshmitar dhe pohoi se nuk ka pasur kurrë asnjë favorizim për asnjë ankand të Albpetrol-it. Pronari i kompanisë TEA ka blerë aksione në një kompani ku është ortake bashkëshortja ime në shkurt të vitit 2011, kur kisha mbi 5 muaj që isha larguar nga Ministër. Avokatët e Djallit, ose siç njihen avokatët e Ilir Metës, nuk u leverdis që këtë gjë tia thonë publikut shqiptar. Pra, kjo kompani ka blerë aksione në shkurt 2011 dhe nuk ka pasur asnjë aksion më përpara ose gjatë kohës që kam ushtruar funksionet publike si ministër.
Në fakt kam sjellë dhe një dokument, kam hyrë sot në internet dhe kam printuar ekstraktin e QKR për këtë firmë. Ashtu siç mund ta bënin gjithë mediat që kanë publikuar këtë shpifje. Ja ku e keni: data 12.02.2011 është dita kur ky person ka blerë aksione nga ortakë të kompanisë ku bën pjesë dhe gruaja ime, por jo nga gruaja ime. Ky fakt është sajuar për të mashtruar gjykatën, për të hedhur një bombë tymuese dhe për të mashtruar publikun.
Po u sqaroj dhe një gjë tjetër. Në përputhje me ligjin, gruaja ime në kohën që unë jam emëruar si ministër u ka bërë shitje aksioneve të mia në këtë kompani. Ekstrakti i QKR tregon se ortaku Meri Prifti është larguar më 14 dhjetor 2009. Kjo ortakëri nuk ka ekzistuar asnjë sekondë gjatë detyrës sime si ministër. Këta avokatë dhe ky i pandehur deri tani kanë ecur në rrugën e tyre vetëm me mashtrime, mospranime të fajit, manipulime, përpunim dëshmitarësh si ai që doli dje në gjykatë dhe gënjeu.
Bekim Halilaj ka bërë një dëshmi tërësisht të rreme dje në Gjykatë. Unë këtë e njoh nga Ilir Meta dhe e kam takuar pas zgjedhjeve të 2009-ës. Bekim Halilaj është i dënuar nga gjykata e shkallës së parë për mashtrim. E kanë pasur dhe disa media. N.q.s prokuroria dhe gjykatat do hapin arkivat dhe do bëjnë transparencë, do shikoni se është dënuar me tre vjet burg për mashtrim, jo për gjë tjetër, se u ka marrë me miliona lek njerëzve dhe është zhdukur disa vjet rresht në Greqi. Meta më ka thënë për Halilaj se ky ka qenë duke bërë biznes nga Greqia me Maqedoninë në kohën e embargos së naftës. Pra, një njeri që ka bërë kontrabandë nafte me Maqedoninë në kohën e embargos. Këta janë njerëzit që i dalin në mbrojtje Ilir Metës. Mund të flas më gjatë për këtë njeri se di më shuam se kaq, por këta janë njerëzit që i dalin në krah, me këta njerëz kërkon ai të përpunojë opinionin kundër meje apo kundër të vërtetës. Ilir Meta nuk ka arritur të bëjë korrupsion për Bekim Halilajn përmes firmës së Dritan Priftit, por shkoni verifikoni sa tendera ka fituar Bekim Halilaj në Shëndetësi, në spitale dhe si i ka fituar, pasi gjeti një derë të mbyllur tek Dritan Prifti për korrupsion, ju hap nj derë tjetër në Shëndetësi, në spitalet në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë. Me këta njerëz preferon të bëjë mbrojtjen e tij publike. Ky mashtruesi Bekim Halilaj thotë se me mua njihte që nga viti 2003. Unë ju garantoj se nuk e kam parë kurrë atë fytyrë para vitit 2009. Mbas zgjedhjeve të vitit 2009 ma ka prezantuar Ilir Meta. Unë do ti lutem prokurorisë se ajo ka mundësi ta bëjë sa telefonata ka Dritan Prifti me Halilajn para 2009-ës, sa ka Ilir Meta para 2009-ës. Dritan Prifti ka zero telefonata, Ilir Meta, nëse prokuroria do të bëjë transparencë, ka mijëra. Të verifikojnë dhe diçka tjetër. Sa telefonata ka Dritan Prifti me Bekim Halilajn pas publikimit të videos së Ilir Metës dhe sa ka Ilir Meta me Bekim Halilajn. Një ditë po, një ditë jo takohen bashkë në Rogner. Ky mashtrues nuk ka gojë të thotë që është miku im se nuk ka qenë asnjë sekondë dhe minutë mik me mua, ka qenë mik i Ilir Metës, është prezantuar prej tij dhe ska asnjë miqësi me mua. Jam takuar me të vetëm nga halli kur ka kërkuar Ilir Meta. I them prokurorisë të verifikojë dëshmitë q
