E Diel, 1 Nëntor 2026

E premtja dite rrogash tek Tirana

Bardheblute do te marrin rrogat e muajit gusht. Starova vazhdon pergatitjet per takimin e radhes.

Bardheblute po e pergatisin ne menyren me te mire te mundshme sfiden e radhes ne Superlige. Burime prane kampit bardheblu bejne me dije se skuadra tashme eshte e plote. Ndaj Lacit do te rikthehen lojtare si Osmani e Pashaj. Pervec rikuperimit te ketyre dy futbollisteve grupi kete fundjave do te marre edhe rrogat. Mendohet se te premten drejtuesit e Tiranes do te shlyejne te gjitha detyrimet e muajit gusht me lojtaret. Starova stervitje me skuader te plote Ndryshe nga heret e tjera kur nje dite pas ndeshjes jane stervitur vetem rezervat dhe lojtaret e stolit dje trajneri i bardhebluve Sulejman Starova me perjashtim te Lilajt dhe Osmanit i ka pasur te gjithe lojtaret e tjere ne dispozicion. Bobi u ka dhene me shume ngarkese futbollisteve qe jane aktivizuar me kohe te pjesshme dhe atyre qe nuk luajten fare te henen ne Kruje. Nderkohe titullaret kane zhvilluar nje seance ne forme shkrydhjeje ne kompleksin Skender Halili. Osmani dhe Pashaj gati ndaj kurbinasve Dy nga qendermbrojtesit e skuadres se Tiranes Tefik Osmani dhe Entoni Pashaj do te jene gati per ndeshjen e se dieles me Lacin. Pashaj rikthehet ne fushe pas demtimit qe pesoi ne pergatitoren e Pukes ndersa Osmani u demtua gjate ndeshjes se javes se 3-te me Bylisin. Qe te dy do te jene gati per trajnerin Starova ne fundjave. Rikthimi i Osmanit dhe Pashajt e konsolidon akoma me teper mbrojtjen bardheblu qe per momentin eshte reparti me me shume konkurrence.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›