Lorenzo ngacmon Rossin Qe te munde Stonerin i duhen dy tituj me Ducatin

Lorenzo ngacmoi perseri ish shokun e skuadres se tij Rossi vitin tjeter do te garoje me Ducatin Per Rossin do te jete nje sfide e veshtire. Nese ia del te fitoje me nje motor italian do te marre shume emocione - tha spanjolli i Yamahas lideri i Boterorit te Moto GP-se. - Mendoj se Rossi do te jete kompetitiv qe ne garat e para me motorin e ri. Ai eshte nje pilot i madh. Gjithsesi them se nese ai ka deshire qe te beje me mire se Stoneri do ti duhet te fitoje te pakten dy boterore ne Moto GP. Me kete fraze Lorenzo kerkon ti kujtoje Rossit se po shkon te drejtoje nje dyrrotesh qe eshte shpallur edhe me pare kampion. Me tej piloti spanjoll rrefeu nje sekret Kur shikoj se kam shume presion mbi veten time bej si Tomba them se nuk kam frike e me pas jam maksimumin. Pas shtate fitoreve dhe pese pole position te fituar ne kete boteror piloti spanjoll ne mimin e Madh te Aragonit u ngushellua vetem me nje vend te katert. Gjate konferences per shtyp nje gazetar i permendi keto shifra dhe i tha se po kthehej ne nje llogaritar. Por Lorenzos ky krahasim pak i pelqeu dhe iu pergjigj shte e vertete qe une kam disa pike me shume sesa kundershtaret e mi ne tabelen e klasifikimit. Por perseri nuk ndihem i qete. Mendoj se per ne tani fillon tatepjeta pasi do te na duhet qe te evoluojme motorin. Mendoj se te sjellit tim ne gare nuk ka lidhje me gjendjen e pikeve ne klasifikim. Une jam gjithmone i perqendruar. Ju tregoj se jo gjithmone zbritet ne piste per te fituar. I rendesishem eshte fakti qe te merren sa me shume pike. Me tej piloti spanjoll tregoi se ndihma qe i ka ofruar Rossi ne garat e fundit e gezon shume. Nese ai na ka ofruar potencialin e tij atehere me behet shume qejfi. Kjo do te thote se do te me ndihmoje nje kampion i madh si ai. Ne fund Lorenzo permend edhe emrin e Alberto Tombes Une punoj me stafin tim per persosmerine fizike dhe per tu permiresuar kemi pare Olimpiaden e Lillehammerit ne 1994 - ka zbuluar ai. - Gjate nje gare ne dishezen e pare Tomba nuk u paraqit mire dhe e nisi te dyten me idene se nuk kishte cte humbiste me. Ai qe kryesonte garen beri nje disheze te llogaritur mire duke fituar vetem per pak ndersa te tjeret rane se ishin te stresuar ose sepse e tepruan. Nderkohe Tomba te dyten beri nje xhiro vdekjeje ndoshta nje prej dishezave me te mira te karrieres se tij edhe pse ne fund nuk fitoi. Keshtu qe kur une jam ne piste dhe nen presion bej si ai i them vetes nuk kam frike dhe eci perpara. Lorenzo pas kesaj pjese u leshoi nje sinjal kundershtareve te tij. Piloti spanjoll tregoi se nuk kishte ndermend qe te bente llogaritarin pasi kerkon ta fitoje boterorin sa me shpejt te jete e mundur.