E Diel, 1 Nëntor 2026

E rëndë, 49-vjeçari shqiptar humb jetën ndërsa ka qenë duke punuar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në zonën e Kamilës në Serres të Greqisë, ku ka humbur jetën një shqiptar.

Mediat helene raportojnë se 49-vjeçari shqiptar ka humbur jetën ndërsa ka qenë duke punuar, ndërsa ka rënë nga skela.

Pavarësisht ndihmës së menjëhershme, 49-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur, në rrethana ende të paqarta, rreth orës 11:30 të mëngjesit. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›