E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria mbyll kapitullin e 20 të negociatave me BE, Rama: Dritë jeshile për investime dhe punësim

Shqipëria ka marrë dritën jeshile nga Bashkimi Evropian për mbylljen e negociatave të Kapitullit 20, që lidhet me ndërmarrjet dhe politikën industriale.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ku e cilëson këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian.

Sipas Ramës, mbyllja e këtij kapitulli forcon perspektivën e vendit për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim.

Postimi i plotë:

SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E PARË.

 Drita jeshile nga BE për mbylljen e negociatave të Kapitullit 20 forcon perspektivën për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›