E Enjte, 5 Nëntor 2026

E rëndë në Divjakë/ 38 vjeçari plagos me thikë vëllanë

Një konflikt brenda familjes ka përfunduar me një të plagosur.

Policia njofton se 38 vjeçari me iniciale M.Xh në Divjakë ka goditur me thikë vëllain e tij, 34 vjeç me iniciale Xh.Xh, i cili është dërguar në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

DVP Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasen M. Xh., 38 vjeçe, banuese në Çermë Sektor, Divjakë, pasi, në banesë, ka goditur me mjet prerës (thikë), gjatë një konflikti për motive të dobëta, vëllanë e saj, shtetasin Xh. Xh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›