E Diel, 1 Nëntor 2026

E rëndë në Fier/ Zjarri i shembi çatinë e shtëpisë, humb jetën 70 vjeçari i paralizuar

Një 74-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tij mbrëmjen e së dielës në lagjen “Çlirim” të Fierit.

Viktima është identifikuar si Flamur Braçe, 70 vjeç, i cili mësohet se jetonte i vetëm në banesë dhe ishte i paralizuar.

Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, në banesë është gjetur trupi i pajetë i 70-vjeçarit.
Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes dhe shkakun e rënies së zjarrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›