E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhvillohet sot gara “Tiranathlon”, rrugët ku kufizohet qarkullimi dhe devijimi i urbanëve

Këtë të diel, pranë Liqenit të Farkës, do të zhvillohet gara e notit, çiklizmit dhe vrapimit “Tiranathlon”. Si pasojë, qarkullimi i mjeteve do të jetë i kufizuar nga ora 08:00 deri në 13:00 në disa akse të kryeqytetit, nga zona e Farkës dhe TEG-ut deri në Shkozë.

Bashkia e Tiranës ka publikuar planin e masave të marra për zhvillimin e aktivitetit.

Rrugët që do të bllokohen:

– Rruga “Daxhit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Xhelal Molla”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën e “Vrapëve”); duke përfshirë edhe rrugën “Dëshmorët e Helikopterëve”.

– Blv Zhan D’Ark, Blv. Bajram Curri (segmenti nga ura Shkozë–ura në kryqëzimin me rrugën “Selman Riza” dhe rrugën “Kastriot Feska”.

– Rruga interurbane kryesore (TEG–Ura Shkozë);

-Segmenti i Unazës së Madhe të qytetit (nga nyja e “Rrethrrotullimi i Freskut”-TEG), ku devijimi i automjeteve do të bëhet për në rrugën e “Rrethrrotullimit të Freskut” me dalje për në rrugën “Xhanfize Keko”

Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të devijohet si më poshtë:

-Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijohet te ura “Brrylit përkohësisht.

-Linja Nr. 10/C “Rrethrrotullimi Shkozë – Ish Fusha e Aviacionit”, pezullohet përkohësisht.

Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë itineraret e mësipërm.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›