E Enjte, 5 Nëntor 2026

E rëndë në Janinë/ Shqiptari dhunon vajzën shtatzënë

Një 50-vjeçar shqiptar ka dhunuar barbarisht vajzën e tij shtatzënë. Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në Janinë, ku babai ka dhunuar me grushte në kokë dhe kraharor të bijën.

Kjo e fundit mësohet se është në muajin e gjashtë të shtatëzanisë.

Vajza 22-vjeçare u dërgua në spital, ku raportohet se shëndeti i saj dhe i  foshnjes nuk është në rrezik.

Megjithatë, ajo  mbetet e shtruar në spital nën kujdesin e bluzave të bardha.

Autoritetet kanë shpallur në kërkim 50-vjeçarin, i cili akuzohet për dhunë në familje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›