E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shembet ura në Berzan të Lezhës, izolohen disa familje

Ura e fshatin Berzane në Lezhë është fundosur duke izoluar të gjithë fshatin. E ndërtuar gjatë fushatës elektorale në vitin 2021, ura është shembur duke lënë 6 familje të ‘ngujuara’.

Prurjet e shumta të përroit gjatë reshjeve të dendura te shiut të së premtes, sollen demtimin e urës në këtë zonë. Në këto kushte banorët nuk kanë asnjë mundeëi kalimi dhe kërkojnë nderhyje të shpejtë për të dalë nga izolimi.

Autoritetet lokale kanë inspektuar nga afër gjendjen e urës dhe kanë premtuar se do të zgjidhet.

Fshati Berzhan veçmas izolimit nga ura, i mungojnë dhe rrugët apo qendrat shëndetësore.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›