E Enjte, 5 Nëntor 2026

E rëndë në Korçë/ 76 vjeçarja gjendet e pajetë në banesë

Një e moshuar është gjendur e pajetë nga familjarët në banesën e saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ndërsa sipas asaj që njofton policia bëhet fjalë për 76 vjeçaren me iniciale S.M.

Aktualisht, po punohet për përcaktimin e zbardhjes së shkaqeve të humbjes së jetës së 76 vjeçares.

“Korçë/Informacione paraprake

– Mesditën e sotme, në lagjen nr. 14, Korçë, në banesë, është gjetur e vdekur nga familjarët, shtetasja S. M., rreth 76 vjeçe. Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes së saj”, njofton policia.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›