E Diel, 1 Nëntor 2026

E rëndë në Korçë/ Jetonte i vetëm, 48-vjeçari i jep fund jetës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një 48-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e tij.

Viktima është identifikuar si Dashamir Meçe, i cili sipas burimeve jetonte i vetëm pas divorcit.

Paraprakisht dyshohet se gjendja e rënduar psikologjike mund ta ketë çuar 48-vjeçarin drejt aktit fatal.

Trupi i pajetë është dërguar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e plota të ngjarjes.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›