E Diel, 1 Nëntor 2026

Një viktimë dhe një i plagosur nga zjarri në një magazinë në Durrës

TIRANË, 24 maj /ATSH/ Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një zjarri të rënë mëngjesin e sotëm në ambientet e një subjekti në zonën e Fllakës, në Sektor Rinia, Durrës.

Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 08:00, zjarri ka rënë në një nga ambientet e magazinave të subjektit me administrator shtetasin S. M.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri ka nisur në ambientin ku gatuhej për punonjësit, si pasojë e një bombule gazi.

Për pasojë, ka ndërruar jetë nga asfiksia shtetasi O. M., rreth 25 vjeç, nga Bangladeshi, ndërsa shtetasi Ch. Ch., rreth 30 vjeç, nga Kenia, është transportuar në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses ndërhynë menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur fikjen e flakëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të zjarrit.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›