E Diel, 1 Nëntor 2026

E rëndë në Lushnjë/ Djali vret nënën dhe plagos babanë me sqepar, detajet

Një ngjarje e rëndë familjare është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Zhymë të Lushnjës. Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 21:20, shtetasi F. Dalladaku., 45 vjeç, dyshohet se ka goditur me një send metalik prerës nënën e tij, shtetasen F. D., 80 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Gjithashtu, ai dyshohet se ka plagosur rëndë babain e tij, shtetasin H. D., 77 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.  Motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Policia bën me dije se i dyshuari vuan nga probleme të shëndetit mendor. Pas aktit, ai është larguar nga banesa.

Ndërkaq, shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij, pasi 45-vjeçari është arratisur menjëherë pas krimit,

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij krimi.

Njoftimi i plotë: 
Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:20, në fshatin Zhymë, Lushnjë, shtetasi F. D., 45 vjeç, dyshohet se, në banesë, për motive ende të paqarta, ka goditur me një send metalik prerës (sqepar) nënën e tij, shtetasen F. D., 80 vjeçe, e cila, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën, si dhe ka plagosur rëndë babain e tij, shtetasin H. D., 77 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi F. D., i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa pas ngjarjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›