E rëndë në Maliq, babai plagos me thikë djalin e mitur

Konflikti mes babait dhe djalit të tij adoleshent për mësimet gati sa nuk përfundoi në tragjedi në fshatin Vreshtas të Maliqit.
Shpëtim Çuko qëlloi me thikë të birin 15 vjeç, për shkak të mungesave të shpeshta në shkollë. Djali, i cili është nxënës i vitit të parë në një nga gjimnazet profesionale të qytetit të Korçës, mori një plagë të rëndë në trup.
Por pak minuta pas ngjarjes, vetë babai së bashku me bashkëshorten, e çuan të miturin në spitalin e Korçës
Burime pranë spitalit thanë se gjendja e adoleshentit është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa babai është shoqëruar në komisariat.
Ndërkohë një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi ne Fushe Kruje, në gjimnazin Shote Galica, ku dy nxënës në vitit të tretë janë konfliktuar me njeri tjetrin brenda ambienteve të shkollës . Njëri prej tyre qëlloi nxënësin tjetër me një mjet prerës, duke e plagosur rëndë.
Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat ku dha shpjegime për rrethanat e krimit./vizionplus.tv