E Diel, 1 Nëntor 2026

E rëndë në Prizren, vritet 81-vjeçarja, autori i dyshuar bashkëshorti i saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të 26 gushtit në Prizren, ku një 80-vjeçare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Për rastin, Policia Rajonale e Prizrenit ka nisur hetimet për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

I dyshuari për vrasjen është bashkëshorti i saj, 81-vjeçar. Sipas policisë, pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga hetuesit dhe ekspertët e mjekësisë ligjore, dyshohet se lëndimet në trupin e viktimës janë shkaktuar nga forca e duarve, pa përdorimin e ndonjë arme apo mjeti tjetër.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim mjekoligjor.

Ndërkohë, i dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e rrethanave të vrasjes janë në vazhdim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›