E Enjte, 5 Nëntor 2026

E rëndë në Shkodër/ 48-vjeçarit i bie trungu i pemës, ndërron jetë

Një 48 –vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike këtë pasdite në Shkodër.

48-vjeçari ka qenë duke prerë dru ndërsa i ka rënë trungu dhe si pasojë e goditjes ka ndërruar jetë.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, jemi njoftuar se në malin e fshatit Shosh, Shkodër, shtetasin F. Ç. 48 vjeç, banues në fshatin Golem Shkodër, duke prerë dru e ka goditur një trung peme dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›