E rrallë: Aksidenti i "Yemenia", gjendet i gjallë fëmija
"Një fëmijë u gjet i gjallë. I vetmi nga 153 pasagjerët e tjerë. Ai ndodhet aktualisht në një anije të skuadrave të shpëtimit", deklaroi mjeku Ben Imani, kirurg në spitalin Al Maruf, më i madhi i kryeqytetit të Komoreve, Moroni.
Ky informacion u konfirmua nga Arfashad Salim, koordinatori i operacioneve të shpëtimit të Gjysmëhënës së Kuqe në Komore, i pyetur me telefon që nga një plazh në veri të ishullit Grande-Komore, ishulli më i madh i arkipelagut.
"Fëmija është parë në bordin e anijes. Kemi gjithçka që duhet për t'i ardhur në ndihmë fëmijës sa më shpejt që të jetë e mundur, sapo të mbërrijë në breg", deklaroi ai.
Pak më parë, një zyrtar i lartë i kompanisë ajrore jemenase në Sana ka njoftuar AFP-në se "është gjetur një i mbijetuar i aksidentit", por nuk dihej nëse bëhej fjalë për të njëjtin person.
Sipas këtij zyrtari, Muhamed Al Sumairi, "tre trupa janë nxjerrë" gjatë operacioneve të kërkimit, që janë bërë më të vështira për shkak të kushteve të këqija meteorologjike.
Ndërkaq Bashkimi Evropian do të propozojë krijimin e liste globale "të zezë" të kompanive ajrore të konsideruara të pasigurta, deklaroi shefi i transporti ajror të bllokut pas rrëzimit të avionit "Airbus 310-300" pranë ishujve Komore.
"Ideja ime është të propozohet një liste e zezë botërore e njëjtë me atë që ekziston në BE", deklaroi Komisionari i BE-së për Transportin, Antonio Tajani gjatë një konference për shtyp.
Ai gjithashtu deklaroi se do të kontaktonte me kompaninë e fluturimeve, "Yemenia", për të marrë më tepër informacion në lidhje me katastrofën pranë Komores.