Amerikanët tërhiqen nga Iraku
Kryeministri irakian, Nuri al Maliki, e shpalli të martën si ditë të sovranitetit kombëtar dhe e shpalli ditën ditë publike, ndërkohë që në Bagdad ka patur festime dhe fishekzjarrë.
Roli ushtarak i SHBA-së tani do të kufizohet tek trajnimi dhe operacionet e përkrahjes nga një numër i vogël trupash. Ndërsa të tjerët janë rivendosur në baza jashtë kufijve të qyteteve, duke ia lënë sigurinë e përditshme irakianëve.
Intensifikim i dhunës
Ndërsa afronte fundi i afatit të marrjes së stafetës në Irak, ka patur një rritje të papritur të sulmeve me bomba. Rreth 250 vetë janë vrarë në një valë sulmesh në prag të tërheqjes amerikane, kryesisht në zonat shiite.
Autoritetet irakiane kanë besim se forcat e tyre të sigurisë do të mund ta përballen me këtë gjendje.