E rralle bora shemb stadiumin e Shalke 04
Moti i keq ka bere qe Gjermania te mbulohet nga tonelata bore. Reshjet e shumta kane bere qe nje pjese e madhe aferisht nje mije metra katrore e stadiumit Veltins-Arena ne Gelzenkirshen te shembet duke shkaktuar nje dem te madh si material ashtu edhe ekonomik. Riparimi i kesaj pjese te demtuar pritet te kushtoje minimalisht 100 mije euro dhe mendohet te jete ne rrezik ndeshja e 15 janarit e Shalkes kunder Hamburgut. Gjermania ashtu si nje pjese e mire e Europes eshte perfshire prej disa javesh nga nje mot tejet i ftohe i cili ka ndikuar edhe ne mbarevajtjen e ndeshjeve. Keshtu disa takime ne kampionatet inferiore gjate muajit dhjetor u anuluan per tu luajtur ne nje date tjeter.